Dritan Dajti i cili u prek pak ditë më parë nga COVID është transportuar nga spitali i Burgut drejt Infektivit për të bërë një skaner. Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore. Ndërkohë nga komisariati  4 janë marrë të gjitha masat për transportimin e tij nën masa të shumta sigurie.

Dritan Dajti u operua 1 vit më parë pasi vuante nga veshkat. Po një vit më parë ai doli nga ambientet e burgut për t’iu drejtuar një klinike dentare në zonën e Ish-Bllokut. Ndërkohë policia e burgjeve ka anuluar dërgimin e Shullazit në spital për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin këto dy persona./tvklan.al