Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm Rus, Sergei Lavrov.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm Rus, Sergei Lavrov dhe i ka bërë presion Kremlinit të pranojë propozimin që Uashingtoni ka paraqitur për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të arrestuar në Rusi.

Blinken ka folur për bisedën e tyre të parë të tillë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 Shkurt në një konferencë për mediat.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë,” tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit. “Unë i bëra presion Kremlinit të pranojë propozimin thelbësor që ne bëmë për lirimin e Paul Whelan dhe Brittney Griner,” tha ai.

Sipas Ministrisë së Jashtme Ruse, Lavrov i sugjeroi Blinken që të dy palët të kenë diplomaci për çështjen e shkëmbimit të të burgosurve.

Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë se i bënë një ofertë Rusisë, javë më parë, për të siguruar lirimin e yllit të WNBA-së, Brittney Griner dhe ish-marinsit amerikan Paul whelan, por nuk zbuluan se çfarë do ofronte./tvklan.al