Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka mbërritur në Izrael në fillimin e një turneu në Lindjen e Mesme që synon zgjatjen e armëpushimit në Gaza.

Ai do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të nivelit të lartë përfshirë izraelitë , egjiptianë, palestinezë dhe jordanë. Blinken, i cili mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion është zyrtari më i lartë i SHBA që viziton rajonin që kur presidenti Joe Biden mori detyrën.

Ai u mirëprit nga Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe zyrtarë të tjerë. Sekretari amerikan do të fillojë vizitën e tij në Izrael, ku kryeministri Benjamin Netanyahu po lufton për jetën e tij politike pas zgjedhjeve të katërta në dy vjet si dhe me kritika në rritje nga izraelitët të cilët thonë se ai e përfundoi ofensivën para kohe.

Antony Blinken pritet të përqendrohet në koordinimin e rindërtimit e Gazës pa u angazhuar me sundimtarët militantë të Hamasit të cilët konsiderohen terroristë.

Klan News