Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se retorika e Rusisë ishte “e rrezikshme”, por ritheksoi se SHBA nuk sheh arsye për të ndryshuar nivelet e alarmit.

I pyetur nëse SHBA mendon se presidenti rus Vladimir Putin po bën blof duke vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore Biden tha: “Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord prej kohësh se përdorimi i armëve bërthamore do të ishte shkatërruese dhe do të kishte pasoja shkatërruese për të gjithë botën”.

“Ashtu siç kemi thënë shumë herë, përfshirë në fillim të këtij viti… të dy vendet tona kanë deklaruar se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë.”

Blinken shtoi se kjo “retorikë provokuese për armët bërthamore është kulmi i papërgjegjshmërisë”.

“Është e rrezikshme, shton rrezikun e përllogaritjeve të gabuara, duhet shmangur”, tha ai.

“Ne kemi vlerësuar direktivat e presidentit Putin dhe deklaratat e tij dhe në këtë moment nuk shohim asnjë arsye për të ndryshuar nivelet tona të gatishmërisë”, u shpreh Blinken./tvklan.al