Sekretari i Shtetit viziton Kievin para takimit me rusët

Uashingtoni dërgoi kryediplomatin Entoni Blinken në Ukrainë për të treguar se përballë kërcënimit për pushtim nga Rusia, në krah të Kievit janë edhe Shtetet e Bashkuara. Në takimin e mbajtur këtë të mërkurë me Ministrin e Jashtëm Ukrainas, ai tha se Kievi duhet të përgatitet për ditë të vështira. Ai premtoi më tej përpjekje të pandërprera diplomatike për të parandaluar një agresion të mundshëm rus, duke promovuar dialogun dhe paqen.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, tha se Rusia kërkon të mbjellë panik duke synuar destabilizimin e brendshëm të vendit dhe sistemeve financiare. Përveç trupave ushtarak në kufijtë me Ukrainën, Rusia ka vendosur edhe trupa të tjerë në Bjellorusi duke krijuar kështu mundësinë për pushtimin e Ukrainës nga Jugu, Veriu dhe Lindja.

Blinken do të takohet të Premten në Gjenevë me homologun rus Lavrov, ndërsa një ditë përpara do të këshillohet edhe me partnerët europianë se çfarë do t’i thotë kryediplomatit rus. Sakaq, Kongresi Amerikan miratoi 200 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën mes kësaj situate.

Tv Klan