Kryeministri i vendit, Edi Rama ka falenderuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për urimin në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ne kremtuam angazhimin e demokracive tuaja jo vetëm për mbrojtjen e Aleancës sonë, por edhe për mbrojtjen e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin. Sot, ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të penguar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkëta demokratike. Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë”, shkroi Blinken.
Urimit të Blinken, Rama ju përgjigj duke thënë se ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm festë e arritjeve të së shkuarës, por edhe një riafirim i përkushtimit ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin aleancës.
“Faleminderit sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë”, shkruan Rama.
Më tej, kryeministri Rama thotë se Shqipëria vazhdon të forcojë bashkëpunimin përballë sfidave globale në zhvillim teksa thotë se presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s.
“Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin”, e mbyll kryeministri Rama postimin në rrjetin social “X”.
Thank you Secretary Blinken.
— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2024
This 15th anniversary of Albania's accession to NATO is not only a celebration of our past achievements but also a reaffirmation of our unwavering commitment to the principles and values that underpin our Alliance. Over the past 15 years, Albania has…
/tvklan.al