Bllok bota, India, Moska, SHBA – (2 Gusht 1999)



Bllok bota, India, Moska, SHBA – (2 Gusht 1999)

12:12 02/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tragjedia e re në Indi. 250 të vdekur si pasojë e përplasjes së dy trenave. I pari transportonte pasagjerë, ndërsa i dyti trupa dhe mnicione ushtarake për në zonën e konfliktit me Pakistanin. Nuk është hera e parë që tragjedi të tilla ndodhin në vendin e induzve kur dihet se sistemi i tyre hekurudhor është mjaft i amortizuar dhe i pa zhvilluar mirë në këtë vend të varfër.

Kryeministri Izraelit Ehud Barak ka mbrritur sot në Moskë për një vizitë një ditore zyrtare. Ai është pritur nga Presidenti Rus Boris Jelsin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Kjo vizitë është në vazhdën e takimeve që ka patur Baraku pas zgjedhjes së tij si kryeministër me shumë lider të vendeve arabe dhe perëndimore. Ndërkaq mbrëm ai ka rënë dakort për zbatimin e marrëveshjes së paqes e lënë përgjysmë nga paraardhësi i tij Netanjahu që përfshin 3 faza deri në Shtator.

Qindra të vdekur në SHBA si pasojë e vapës së madhe. Burimet amerikane bejnë të ditur se mes të vdekurve ka dhe fëmijë të moshave të vogla. Meterologët parashikojnë se vapa do të zgjasë dhe disa ditë të tjera. Ndërkaq autoritetet lokale amerikane po marrin masa për të minimizuar numrin e të vdekurve duke u vendosur në ambjente publike, kontenier të mëdhenj me akull për tu përdorur prej njerëzve./tvklan.al










Të ngjashme