Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Natë dhune dhe përleshje në Irlandën e Veriut. Në më pak se dy javë Iralanda e Veriut është prekur nga dy vrasje sektariane. Makina të djegura, gurë kundër policisë dhe turma të inatosura ky ka qenë bilanci i përleshjeve të djeshme midis policisë dhe protestuesve katolikë në Irlandën e Veriut. Sot bëhet dhe varrimi i avokates së të drejtave të njeriut të vrarë nga protestantët. Vrasja e një tjetër katoliku të pafajshëm mund të kthejë gjakderdhjen në të gjithë Irlandën e Veriut, duke minuar procesin e paqes të nisur pak kohë më parë.

Në Uashington vazhdojnë festimet e Shën Patrikut që njihet si festa kombëtare e irlandezëve. Presidenti Amerikan Bill Klinton ka ftuar në Shtëpine e Bardhë për të festuar gjithë liderët e Irlandës së Veriut, por kjo nuk i ka dhënë asnjë shtysë të re paqes. Vetë presidenti Klinton nuk i ka dhënë ndonjë zgjidhje problemit përveç fjalëve inkurajuese për asamblenë e re.

Vazhdojnë problemet dhe shpërthimet në Stamboll e në zona të tjera të Turqisë, që pas arrestimit të liderit kurd Abdullah Oçalan. Gjatë natës së djeshme policia Turke ka qëlluar një person i cili besohej se kishte në mend të vendoste një bombë në një ndërtesë pesëkatëshe, në një zonë të banuar të Stambollit.

Pas një vit pauze Forcat Ruse janë kujtuar të bëjnë manovra ushtarake. Kështu që prej dy ditësh trupat ruse kanë bërë manovra të ndryshme ushtarake në Rusinë e Veriut. Ministri i Brendshëm Rus tha se teksa NATO feston ardhjen e anëtarëve të rinj në festojmë për forcën e trupave tona./tvklan.al