Bllok bota Itali, Bill Gates, Okaido vullkani – (2 Prill 2000)


Bllok bota Itali, Bill Gates, Okaido vullkani – (2 Prill 2000)

11:11 02/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Janë pamje na Brescia në Itali. Duke u gdhir e sotmja një banesë tre katshe ku banonin 23 persona ka shpërthyer. Shkaku mendohet të ketë qenë një pakujdesi me gazin. Shpërthimi ka shkatërruar katin e tretë dhe të dytë të banesës. Deri tani flitet për një të vdekur dhe 10 të plagosur.

Rikthehet në skenë çështja Microsoft. Pas një viti duket se procesi gjyqsor ndaj Bill Gates dhe kompanisë së tij është pranë epilogut. Akuzat e ngritura ndaj tij janë ato për monopolizim e internetit nëpërmjet fuqizimit të Microsoft. Bill Gates vetë i ka kundërshtuar me forcë akuzat dhe nëpërmjet avokatëve të tij ka një vit që përpiqet të provoj të kundërtën e tyre.

Okaido përbën tani për tani rrezikun natyror japonez. Pas shpërthimeve të llavës së tij natën e kaluar. Parditen e sotme sërisht Okaido ka tronditur zonat rreth tij. Banorët kanë nisur të largohen nga cepi verior japonez. Aktivizimi i fundit i Okaidos ka qenë në vitin ’68 dhe vazhdoj për rreth 5 vjet./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori





Të ngjashme