Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Zhvillohet ceremonia e varrimit të Xhon Kenedi Junior. Dje në mbrëmje trupi i tij i gruas Karolin dhe kunatës Loren janë djegur në krematorium. Në orën 3 të ditës së sotme familja Kenedi në bordin e një anije ushtarake, i ka dhënë lamtumirë pinjollit të fundit të saj. Kështu në det kanë përfunduar 5 ditë të vështira kërkimesh të avionit të humbur të premten e kaluar.

Janë më të vendosur se kurrë për mos dorëzimin e armëve ka deklaruar Davide Trimble lideri unionist në Irlandë e Veriut para gazetarëve, pas takimit me kryeministrin britanik Bler. Kur ne nënshkruam marrëveshjen e paqes luftëtarët e IRA-s premtuan se do ti dorëzonin të gjitha armët, por asgjë nuk kanë bërë deri më sot.

Vazhdojn në Kinë arrestimet e anëtarëve të sektit Farungong. Filluar dy ditë më parë në një provincë të thellë, kryqëzata e autoriteteve kineze ka mbërritur edhe në kryeqytet. Bëhet e ditur se disa prej tyre janë vrarë në stadiumin ku mbahen të mbyllur në Pekin.

Edhe një herë JO nisjes së Shatellit në hapësirë. Këtë radhë kanë qenë kushtet e motit që nuk kanë bërë të mundur lëshhimin e anijes në bordin e së cilës gjendet një teleskop gjigand. Megjithatë komandanti i këtij misioni Alin Callins buzëqesh duke shënuar edhe një record jetër në historinë e re të hapësirës, atë të gruas së parë komandante./tvklan.al