Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shumë i zënë çifti presidencial amerikan Klinton. Pas 22 vitesh Indinë e viziton një president amerikan. Bill Klinton i shoqëruar nga e bija  Chelsea ka nisur vizitën e tij në Indi. Pas një masakre ku gjeten vdekjen 35 civile, Klinton ju ka kërkuar autoriteteve vendase që të jenë më të përpiktë në zbatimin e vijës së kontrollit në Kashmir.

E ndërsa ai është i impenjuar me vizitën e Indisë, bashkëshortja e tij Hilary është e zënë me fushatën elektorale për guvernatore të Nju Jorkut. Kësaj radhe ajo është marrë me problemet e fëmijëve, problemet farmaceutike të ilaçeve të tyre. Fëmijët amerikanë të moshës 6-10 vjeç konsumojnë ilaçe dhe qetësues që shkatërrojnë sistemin e tyre nervor. Hillary Klinton premton 5 milion dollarë i cili do të zbuloj të vërtetën mbi këto medikamente.

Majkell Dagllas vazhdon fushatën e çarmatimit. Pas Shqipërisë Dagllas shkon në Londër për të sensibilizuar çarmatimin nuklear. Për Dagllas është në prestigjin e Toni Bler dhe qeverisë amerikane që të kontaktojnë me OKB për problemet e armatimit nuklear. E shoqëruar nga gruaja e tij aktorja hollivudiane Catherine Zeta Jones, Dagllas ka vendosur të bind botën që të heqi dorë nga armët.

Papa Gjon Pali II kryen meshën e parë në tokën e shenjtë. Një gjest paqe ky i Papës i cili është shoqëruar në masa tejet të larta sigurie. Takime me besimtarë por dhe njërëz të sëmurë që e shohin Papën si shenjt. Ndërkohë Jeruzalemi po bëhet gati, flamujt e Vatikanit janë valvitur rrugëve të tij./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori