Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Poloni përkujtohet sot 60 vjetori i pushtimit gjerman. Në ceremonitë e zhvilluara ka marrë pjesë edhe presidenti i Gjermanisë Johannes Rau me bashkëshorten i cili është prtur nga homologu i tij polak Vasnjevski në urën mbi lumin Oder në kufirin mes dy vendeve. Me pushtimin e Polonisë nisi zyrtarisht përleshja më e madhe e popujve në këtë shekull, e quajtur Lufta e Dytë Botërore. Në të humbën jetën rreth 50 milion njerëz civilë dhe ushtarë për të plotësuar qëllimet ambicioze të tre fuqive fashiste Gjermanisë, Italsë dhe Japonisë. Sipas paktit të mos sulmimit gjermano-rus e vitit ’38 Republika polake do të ndahej mes dy kundërshtarëve të ardhshëm. Pas rënies së murit të Berlinit, për Poloninë dhe gjithë Europën Lindore filloi një faqe e re kësaj radhe për të bashkëpunuar me ish-kundërshtarët.

Sot autoritetet ruse kanë saktësuar shifrën e të plagosurve në shpërthimin e mbrëmshëm në qendrën e madhe të tregtare disa metra pranë Kremlinit. Janë gjithsej 41 të plagosur, nga të cilët 5 në gjendje shumë të rëndë. Pas skandalit të fundit financiar ngjarja e mbrëmshme e ka tronditur mjaft Moskën zyrtare, kur dihet që fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare ka filluar. Edhe pse zyrtarët e Kremlinit e kanë mohuar një implikim të fmiljes presidenciale në këtë skandal, të dhënat e fundit e shërbimeve sekrete pohojnë të kundërtën./tvklan.al