Bllok bota, Prodi, Spanja, Barak, Indi – (17 Korrik 1999)



Bllok bota, Prodi, Spanja, Barak, Indi – (17 Korrik 1999)

19:13 17/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Romano Prodi dhe ekipi i tij i Komisionit Europian për herë të parë në publik. Të 19 anëtarët e ekzekutivit të europës janë mbledhur në një kështjellë në Belgjikë për tu nisur më pas drejt Brukselit, ku do të hedhin edhe hapat e parë të qeverisë së tyre. Prodi premton dhe kërkon nga anëtarët e tjerë të ekzekutivit europian transparencë, kompetencë dhe letra të hapura në opinionin europian.

Spanja është përfshirë nga ethet e racizmit. Në Katalonja qytetin e tradicionit tashmë racizmi është një ksenofobi. Policia me vështirësi arriti të shmang një përleshje mes forcave të policisë dhe rracistëve.

Hapa realë për paqjen. Pas takimit me Medlin, Ollbrajt kryeministri hebre Barak ka deklaruar se izraeli është gati për të përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes. Pas takimit me Arafatin, Baraku i është drejtuar Amerikës ku po vazhdon turin e tij njëjavor.

Nuk ka pasur luftime të reja në Kashmir. Megjithse me tensione është arritur të zbatohet nga të dyja palët pikat e akordit. Të premten një general indian është takuar me homologun e tij pakistanez duke caktuar disa pika të çarmatimit të cilat janë plotësuar nga të dyja palët. Është ky konflikti më I ri mes dy vendeve./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme