Bllok bota, Rusi, Çeçeni, Palestinë – (10 Shtator 1999)



Bllok bota, Rusi, Çeçeni, Palestinë – (10 Shtator 1999)

18:06 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Jori Llushkov, kryetari i Bashkisë së Moskës ka deklaruar se, nuk ka më asnjë dyshim shpërthimi i djeshëm ishte një akt terrorist i shëmtuar islamik. Sot janë saktësuar shifrat e viktimave të pafajshme. Si pasojë kanë gjetur vdekjen 74 vetë dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur. Burimet nga uniformat blu ruse dhe të shërbimeve sekrete kanë deklaruar se masa shpërthyese është ekuivalente me 300-400 kg tritol. Në Moskë është përhapur psikoza e akteve terroriste pasi shpërthimi i brendshëm është e dyta brenda dhjetë ditëve në kryeqytetin e Rusisë.

Ndërkaq luftime të ashpra po zhvillohen në pjesën perëndimore të Dagestanit ne kufi me Çeçeninë. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se gjatë sulmit rus për marrjen e një pike strategjike kanë gjetur vdekjen të paktën 200 rebelë islamikë. Po ashtu vazhdon bombardimi i bazave terroriste në brendësi të territorit çeçen nga ku furnizohen islamikët. Grozni zyrtar deklaron se janë mbi 150 civil të pafajshëm që kanë humbur jetën nga bombardimet e aviacionit luftarak rus.

Palestinezët të kënaqur nga zbatimi praktik i akordit të nënshkruar mes Ehud Barak dhe Jaser Arafat. Lideri i autonomisë ka parë sot hartën e territoreve në Cisjordani që do të rikthehen sipas akordit. Numri i ekstremistëve të liruar nga burgjet izraelite është 200 vetë të dënuar për vrasje të kolonëve ose palestinezëve luajal me pushtuesin izraelit./tvklan.al







Të ngjashme