Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Baltimora seria tjetër e telenovelës të vrasjeve në Amerikë. Jozef Parcinski është njeriu i cili ka vrarë 4 persona dhe ka marrë peng 3 të tjerë. Historia ka nisur në 7 Mars, ku parcinski i lëkundur mendërisht vrau 4 miq të ish-të fejuarës së tij. Para tre ditësh në një pallat të Baltimorës ai ka marrë peng tre pengje. I akuzuar nga e fejuara e tij për dhunë, Parcinski nuk ka duruar dot largimin e saj. Policia ka arrestuar tani njeriun i cili për mëse një javë u bë kryefjala e krimit amerikan.

5 të vdekur, mes tyre dy fëmijë. Është kjo tragjedia më fundit e ndodhur në Lenjano të Milanos. Një familje emigrantësh e strehuar në një karakatinë është djegur si pasojë e një pakujdesie. Të djegur nga flakët mbetën dy fëmijët 6 dhe 3 vjeçar, nëna e tyre që priste një tjetër fëmijë dhe e motra e saj, ka mbetur gjallë vetëm kryefamiljari.

Papa sot ka kremtuar 19 Marsin, ditën e Shën Xhuzepes. 30 mijë besimtarë janë lutur dhe kanë demostruar sot punimet e tyre artizanale, sepse dita e sotme është dita e jubileut të artizanatit. Nesër Papa Gjon Pali i II nis udhëtimin e tij 6 ditor në tokën e shenjtë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori