Qytetarët ikën nëpër fshatra për të shpëtuar nga mbyllja në shtëpi

Qytetet e mëdha të Turqisë, ikonat e turizmit të vendit në sytë e gjithë botës janë boshatisur sërish. Prej dy ditësh ka hyrë në fuqi bllokada kombëtare për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kush ka mbetur në qytete mund të dalë nga shtëpia vetëm nëse e ka të domosdoshme, si të punësuarit në aktivitete jetike, për blerjet e përditshme ose për shërbime shëndetësore.

Dy ditë më parë, Stambolli përjetoi largim masiv të qytetarëve, çka faktohet edhe në këto xhirime në autostradat që e lidhin qytetin me zona të tjera të vendit.

Presidenti Rexhep Taip Erdoan shpalli 17 ditë ndalim qarkullimi duke ndalur kryesisht grumbullimet masive për muajin e Ramazanit, që konsiderohen si ushqyesit kryesorë të valës së përhapjes që javët e fundit arriti rekorde negative infektimesh. Këto ditë, shifrat e infektimeve ditore janë thuajse përgjysmuar.

Por katastrofa e infektimeve vazhdon në Indi, ku rekordi i ri negativ është mbi 368 mijë raste në 24-orë, e ku qeveria nuk ka marrë asnjë masë parandaluese. Ndërsa nëpër Europë, situata është e qëndrueshme.

Tv Klan