Policia: Nuk do marrin shërbim as në Drejtorinë e Transportit

Të gjithë ata drejtues automjetesh që nuk shlyejnë masat administrative në një afat 30 ditor nuk do të marrin shërbim në Drejtorinë e Transportit Rrugor si dhe do t’u bllokohet automjeti.

Specialistët e Policisë Rrugore thonë se nëse nuk shlyejnë detyrimet, drejtuesit e mjeteve nuk do të marrin shërbimin e kolaudimit apo edhe pagesat e tjera për automjetin në drejtorinë  e përgjithshme të transportit rrugor.

“Neni 203 e përcakton qartë. Që çdo mjet që e ka kaluar edhe një masë administrative, afati i  maturimit masa plotësuese ka sanksionin e ndalimit administrativ të mjetit. Falë bashkëpunimit dhe me poicinë bashkiake dhe asaj mes marrëveshjes së tarnsportit rrugor dhe policisë është futur edhe pika që asnjë qytetari nuk do t’i afrohet shërbimi nga transporti rrugor nëse ai ka masa të pashlyera dhe qytetari me të drejtë do jetë i azhornuar me detyrimet e kodit rrugor. Në momentin që shkoni për shërbim në transport rrugor ju vendos në dijeni që keni kaq gjoba pa shkyer. Duhet të shlyeni detyrimet dhe pastaj të merrni shërbim.”

Specialisti i trafikut, Gerhard Baka tregon edhe rastet kur një drejtues automjeti mund të tolerohet.

“Ne duhet të shikojmë edhe pjesën e detyrimit që ata kanë, afatet që kanë këto masa pa likujduar. Sepse në raste se një drejtues automjeti figuron me 4-5  masa administrative të palikujduara për një afat 1 vjecar na lind mendimi që ky ka neglizhuar dhe nuk i ka likujduar këto masa. Ndërsa në momentin kur një drejtues mejti ka masa administrtaive të palikujduara  për një afat një mujor dy mujor ne e kemi marrë në favor të drejtuesit të mjetit.”

Ndërsa për mjetet që kanë masë administrative që ndëshkohen prezent siç është përdorimi i aparatit celular, mosvendosja e rripit të sigurimit bllokimi bëhet automatikisht

Tv Klan