Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përpjekjeve për bllokim nga ana mbështetësve të Partisë Demokratike të akseve hyrëse në qytetin e Shkodrës, ku kryeministri kishte planifikuar takime në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Kreu i qeverisë u shpreh i keqardhur për ata që i quajti “

grupe të vogla të të njerëzve të mbledhur kthesave

”, por tha se edhe ata do e kuptojnë se “

fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër

”.

Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër

”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.

Mbështetësit e opozitës bllokuan hyrjen në Shkodër nga Ura e Bahçallëkut.  Grumbullime pati edhe tek Ura e Spatharit në aksin Shkodër- Mjedë, por pavarësisht protestuesve, eskorta e kryeministrit Rama arriti të futej në Shkodër nga ky aks dhe vijoi rrugën drejt Malësisë së Madhe./tvklan.al