cigarettt

Një ditë pas sekuestrimit të 47 ton cigareve që dyshohet se janë kontrabandë, policia e Durrësit ka arrestuar kapitenin ukrainas të anijes tregëtare “Era 1”, Volodomir Demakov mbi të cilin rëndon akuza e kontrabandës me mallra që i paguhet akciza. 6 pjestarët e tjerë të ekuipazhit po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.  Bllokimi i anijes me cigare dhe forcimi i kontrollit në dogana ishin në fokus edhe të inspektimit që ministrat Cani e Tahiri zhvilluan sot në portin e Durrësit.

Nga ana e doganës u tha se cigaret e bllokuara në anije synonin të tregëtoheshin në  tregun e brendshëm, ndërsa avokati i kompanisë porositëse tha një ditë më parë se malli kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Anija me flamur e Tanzanisë, me një ekuipazh prej 7 personash udhëtonte nga Greqia në drejtim të Malit të Zi.

TV KLAN