Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se punonjësit e Albcontrol që janë futur në grevë urie duke bllokuar fluturimet ajrore në Shqipëri, do të kallëzohen penalisht.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e konsideron “sabotim të rëndë” protestën e kontrollorëve ajrorë që kanë bojkotuar punën duke bllokuar të gjitha fluturimet në Shqipëri.

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat! Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare”, ka shkruar Kryeministri Rama në Twitter. /tvklan.al