Drejtuesi i aplikacionit Twitter, Jack Dorsey ka thënë se fshirja e llogarive të Presidentit të SHBA Donald Trump ka qenë gjëja e duhur që është bërë. Ai u shpreh se ndalimi i Trump në rrjetin e tij social është bërë në rrethana të jashtëzakonshme, por shtoi se pezullimi i llogarive të Presidentit është pjesërisht dhe një dështim i Twitter.

Shefi i Twitter tha se ai ishte krenar për vendimin për të ndaluar Presidentin e SHBA, por gjithçka është bërë në një situatë të pa ndodhur më parë. “Ne morëm një vendim pasi kishim informacionin se po cenohej siguria”, u shpreh Dorsey.

Më tej në deklaratën e tij drejtuesi i rrjetit social  tha se vendimi i tyre duke qenë se është shumë i vështirë do të ketë pasoja dhe akuza për censurë, pasi do të shihet se thyerje e idesë që bota në internet është falas dhe është e të gjithëve.

Vendimi për të hequr përdoruesit, postimet dhe cicërimet është kritikuar nga disa për shkeljen e të drejtave të fjalës së lirë. Megjithatë Twitter argumenton se është një kompani private dhe ka rregullat e saj të miratuara më herët.

Por ku vendim për bllokimin e Presidentit Trump në mediat sociale ka sjellë reagime të shumta dhe jashtë SHBA-ve. Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se ishin kundër vendimin dhe e kanë quajtur një censurë.

Ndërkohë që Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka thënë se ai dëshiron që kompani si Facebook dhe Twitter të bëjnë më shumë për të hequr gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme./tvklan.al