Për incidentin në kufirin me Greqinë ka reaguar edhe gazetari Blendi Fevziu në rrjetet e tij sociale.
Ai e ka quajtur skandaloze ate çka ka ndodhur sot në Kapshticë me gazetarët e bllokuar në kufirin me Greqinë nga pala greke.
“Është e papranueshme, e patolerueshme, skandaloze dhe absolutisht primitive që një shtet anëtar i BE-së të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre. Është e patolerueshme që një vend i BE-së shkel të drejtën për informim, shkel të drejtën e njeriut, shkel të drejtën elementare të lëvizjes së çdo qytetari shqiptar. Ngjarje të tilla mund të kesh, vonesa në vende diktatoriale, por që një vend i BE-së t’ju kërkojë gazetarëve shkresë nga Ministria e Jashtme, apo letër shoqërimi nga Ministria e Jashtme është të shkelësh çdo parim të lirisë së medias dhe t’i kërkosh gazetarëve të vihen nën tutelën politike. Ndaj edhe njëherë insistoj që ajo që po ndodh në kufirin grek është as më shumë e as më pak një gjest primitiv i një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi të drejtat dhe parimet europiane”, tha Fevziu.
Tv Klan