“Ndërprerja e punës e stisur nga politika qorre”

Për bllokimin e Aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend ka reaguar edhe Federata e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Në një reagim publik, kryetar i Federatës, Tonin Gjinaj thotë se ka mësuar me indinjatë për ndërprerjen e punës nga kontrollorët e Albcontrol, të stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës.

“Jemi pranë qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lire të njerëzve. Në këtë kohë pandemie nuk ka greva, por solidaritet me njëri-tjetrin”, përfundon reagimi.

Tv Klan