Policia e Shtetit ka bllokuar 15 mjete lundruese nga Ksamili në Shëngjin.

12 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokur nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.  

Mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone.

Shkeljet e konstatuara: lundrim në zonë të ndaluar, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni në bord.      

-Në Dhërmi është bllokuar një mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar.

-Në Palasë, Qeparo, Dhërmi, Himarë, Ksamil dhe Karaburun, janë bllokuar 2 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone dhe secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Shëngjin janë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski. 2 nga drejtuesit janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, ndërsa drejtuesi tjetër është ndëshkuar me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues brenda afatit ligjor.

Njëri nga mjetet e bllokuara për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, është filmuar dhe publikuar edhe në rrjetet sociale.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.   

/tvklan.al