Bllokohen 395 kg djathë

Posta

Bllokohen 395 kg djathë

08:35 17/04/2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 395 kg djathë të bardhë lope dhe gjizë për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore në tregun Agroushqimor përgjatë Autostradës Tiranë Durrës. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, kanë kryer inspektim në dy subjekte në këtë treg, ku janë marrë edhe mostra për analizim.

Pas analizimit të këtyre produkteve, ato kanë rezultuar me ngarkesë mikrobike të Escherichia Coli mbi normë. Sipas njoftimit të AKU, dy subjektet e bllokuara janë gjobitur edhe me nga 300 mijë lekë gjobë. Nga kontrollet e AKU në këtë treg, produktet e bulmetit kanë rezultuar disa herë të pasigurta për konsumatorin për shkak të ngarkesës së lartë mikrobike.

Klan Plus


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT