Shtatë furgona me pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Qafën e Malit si pasojë e dëborës. Sipas informacioneve, rreth 60 persona janë të bllokuar në aksin rrugor Fierzë-Qafë Mali, pasi dëbora arrin deri në 50 cm trashësi.

Bëhet e ditur se shkak i bllokimit të furgonave është bërë dhe një ortek dëbore. Mjetet e transportit me pasagjerë janë bllokuar që prej orës 12 të paradites se sotme, ndërsa temperatura shkon deri  në -8 gradë Celcius.

Sipas informacioneve të fundit, vetë pasagjerët po mundohen të hapin rrugën me anë të lopatave dhe mjeteve rrethanore.

Tv Klan