Zyrtare, kapen 500 mijë euro të padeklaruara



Zyrtare, kapen 500 mijë euro të padeklaruara

19:32 13/06/2020

Arrestohet shoferi i kamionit në Portin e Durrësit

Rreth 500 mijë euro është sasia e parave të padeklaruara që u bllokua në portin e Durrësit gjatë një kontrolli rutinë. Paratë, të ndara në pesë paketime me qese plastmasi u gjetën të fshehura në një kamion, i cili vinte nga Italia nëpërmjet portit të Barit.

Fillimisht u dyshua se shuma ishte rreth 2 milionë euro, por nga numërimi ka rezultuar se ishte shumë pak.

Fillimisht gjatë kontrollit, punonjësit e doganës kanë konstatuar shumën e parave në kamionit me targa TR 2046 U dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Drejtuesi i mjetit, Andon Thanasi, është arrestuar dhe akuzohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Mosdeklarimit të të ardhurave në kufi”.

Mësohet se kamioni në të cilin u gjet shuma e parave kishte dalë nga Porti i Durrësit katër ditë më parë, për t’u rikthyer mbrëmjen e së premtes.

Kamioni po transportonte nga Italia në Shqipëri materiale me lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për prodhimin e këpucëve.

Tv Klan






Të ngjashme