Një tjetër tentativë për të transferuar paratë në mënyrë të paligjshme është goditur, kësaj here nga Policia e Rinasit.

Një i ri është proceduar nga policia pasi kishte me vete 16.000 Euro të cilat donte t’i kalonte pa deklaruar para autoriteteve doganore. Uniformat blu shprehen se dyshimet për L.Gj., 28 vjeç, lindën në lidhje me motivin e udhëtimit të tij.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16.000 eurosh të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore. Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi””, thuhet në një deklaratë të policisë.

Më herë një tjetër, një 36-vjeçar u procedua penalisht pasi tentoi të kalonte në Greqi pa deklaruar 34.750 euro. /tvklan.al