Autoritetet holandeze kanë bllokuar një anije me 90 mijë shishe vodka që besohet se kishin destinacion Korenë e Veriut. Sanksionet e OKB-së të vendosura ndaj shtetit diktaktorial për shkak të programit bërthamor, ndalojnë eksportin në Kore të Veriut të artikujve të luksit.

Sipas dokumenteve, destinacioni i anijes me shishet e vodkas ishte Kina, por burime nga Ministria e Jashtme e Holandës i thanë BBC se destinacioni përfundimtar dyshohet të ketë qenë Korejë e Veriut. Anija kineze me 8 mijë deri në 9 mijë kontenierë u ndalua në portin e Roterdamit. Brenda një kontenieri u gjetën shishet e vodkas të cilat u konfiskuan nga autoritetet doganore. OKB ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut, duke ndaluar hyrjen në vend të shumë produkteve.

Lideri koreano-verior Kim Jong Un do të takohet ditë në vijim me Presidentin amerikan Donald Trump në Vietnam në kuadër të samitit për të diskutuar programin bërthamor të Koresë së Veriut. Kim Jong mbërriti sot në Hanoi me tren të blinduar. Trump-Kim Jong u takuan për herë të parë vitin e kaluar në një samit historik në Singapor.

/tvklan.al