Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë (FAO) e OKB-së ka raportuar se 25 milionë tonë drithë ukrainase që do të eksportoheshin, janë bllokuar për shkak se portet e Detit të Zi janë mbyllur.

Zëvendësdrejtori i FAO-s, Josef Schmidhuber po ashtu tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se rreth 700,000 tonë drithë dukej se ishin zhdukur, duke u bazuar në pretendimet në mediat sociale se trupat ruse po vidhnin drithë dhe pajisje bujqësore nga Ukraina.

Mungesa e drithit po çon në rritje të çmimeve globale të ushqimit. Agjencitë e ndihmës së OKB-së kanë paralajmëruar se shumë vende të varura ose nga furnizimet ushqimore humanitare ose nga importet e drithërave ruse ose ukrainase, po përballen me pasiguri ushqimore, madje dhe më urinë./tvklan.al