Autoritetet malajziane sekuestruan më shumë se 5 mijë breshka të vogla, të cilat u zbuluan në dy valixhe në aeroportin e Kuala Lumpur. Breshkët, një specie gjysmë ujore, ishin futur në shporta brenda valixheve të dy personave me shtetësi indiane, të cilët u arrestuar.

Sipas BBC, zyrtarët thonë se vlera e breshkëve arrin deri në 12,700 dollarë dhe do të shiteshin si kafshë shtëpiake në Indi.

Malajzia është një ndër vendet më të mëdha të tranzitit për kontrabandistët e kafshëve të egra, të cilët tregtojnë kryesisht me shtete të tjera Aziatike.

Dy personat në fjalë u arrestuan javën e shkuar pasi kishin udhëtuar në Kuala Lumpur nga qyteti kinez i Guangzhou. Ata ishin të moshës 30 dhe 42 vjeç dhe nuk kishin leje për breshkët. Të arrestuarit rrezikojnë deri në 5 vjet burg si dhe gjobë.

Një zyrtar i doganës malajzeze tha se ky ishte rasti i parë për këtë vit që zbulohej një sasi kaq e madhe breshkësh.

Breshkët në fjalë ishin një specie e quajtur rrëshqitëset veshë-kuqe, të cilat janë ndër më populloret në tregun e kafshëve shtëpiake. Ato klasifikohet si një specie invazive në disa habitate dhe gjendjen nëpër disa vende të botës./tvklan.al