Policia e Tiranës ka marrë masat për panairin e 150 automjeteve “Gumball 3000” që zhvillohet sonte në kryeqytet.

Spektakli i makinave sportive nga e gjithë bota do të vazhdojë deri nesër dhe për pasojë do të bllokohen disa rrugë.

Rrugët e bllokuara do të jenë:

Nga ura e Bubqit – Lapidari Fushë Prezë – Rinas – Qaf Kashari, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes;

Mbikalimi Qafë Kashar – Autostrada Durrës Tiranë – Sheshi Shqiponja – Sheshi Rilindja, segment rrugorë i cili do të bllokohet vetëm në sensin e lëvizjes hyrës për në Tiranë;

Rruga e Durrësit – Shesh Banka – Rruga Ibrahim Rrugova – Rruga Myslym Shyri – Bulevardi Dëshmorët e Kombit, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes;

Segmentet e sipër përmendura do të jenë të bllokuara rreth orës 19:30 deri në përfundim të levizjes së mjeteve të këtij evenimenti në sheshin Nënë Tereza.

/tvklan.al