Trafiku i rënduar në zonën e plazhit të Semanit në rrethin e Fierit, ka bllokuar totalisht aksin rrugor Fier – Seman.

Që prej fillimit të Gushtit situata e trafikut është mjaft e rënduar në qytetin e  Fierit, pasi dyndjet për të shkuar drejt jugut janë të mëdha.

Edhe këtë të dielë fluksi i makinave që shkojnë drejt zonave bregdetare, konkretisht ajo e Semanit, ka shkaktuar kaos deri në bllokimin e kësaj rruge. /abcnews.al