Prishtina apel qytetarëve: Zgjidhni rrugë alternative

Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi mbrëmjen e së hënës bllokimin e kalimit në nga pikat kufitare të Jarinjës dhe Merdares në kufi me Serbinë.

Ajo thotë se shkak janë protestat që po mbahen në anën serbe dhe se nuk është i mundur as kalimi i autobusëve dhe kamionëve që udhëtojnë nga Kosova.

Në rrjetet sociale raportohet se shkak për bllokimin e qarkullimit janë bërë drejtuesit e kamionëve me targa serbe që nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë dhe që tani kanë bllokuar të gjithë qarkullimin.

Ministria thotë se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave ndaj udhëtarët duhet të zgjedhin pika doganore të tjera për të kaluar kufirin.

Tv Klan