Bllokohet lokali i Kokëdhimës

Bllokohet lokali i Kokëdhimës

15:40 18/08/2019

51-vjeçari: Nuk i preka turistët

Një ditë pas videos tronditëse ku Mihal Kokëdhima për më shumë se 5 kilometra terrorizoi turistët spanjollë si në filmat e skenave horror, lokali në pronësi të tij nga ku dhe nisi incidenti është bllokuar nga policia.  

Në të nuk dallohen shirita, por vetëm një tabelë kartoni në derën e kangjellave rrethuese.

Por edhe pse pamjet shokuese tregojnë qartë se ishte 51-vjeçari që për minuta të tëra u ngjit në xhamin e furgonit dhe me duart e gjakosura arriti të kapej në kroskot duke qëndruar ashtu për kilometra me radhë, para gjykatës Kokëdhima u soll sikur të ishte ai viktima.

Më morën zvarrë me makinë, ç’është kjo pune, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku i kanë faktet që i preka me dorë.  Më rrezuan në Qeparo, nga makina. Si ka mundësi… unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur. Unë u mora targën , telefonova policinë. Ata futen marshin të me shtypnin, dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani, ne dy muaj punojmë”.

Por këto shpjegime nuk e bindën gjykatën ta lërë të lirë. 

Videoja u filmua nga vetë turistët që më pas bënë edhe denoncimin. Mesohet se policia po verifikon dokumentacionin e lokalit nëse është me leje apo ndërtim pa leje.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT