Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar me inicialr Th.Dh., i cili po transportonte lëndë narkotike me makinë. . I arrestuari tentoi fillimisht të largohej, por u ndalua nga uniformat blu.

Gjatë aksionit u sekuestruan 46 kg kanabis sativa. Nga kontrolli i ushtruar edhe në banesën e tij, 34-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 20 mijë Euro dhe 10 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al