2.2 tonë drogë u bllokuan nga Guardia Di financa, në brigjet e Garganos, në Foxhia. Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike u bllokua gjatë mbrëmjes së të enjtes së 17 Majit.

Droga besohet se është nisur nga Shqipëria me këtë skaf që shihni në këtë fotografi. Ai ka një gjatësi tetë metra dhe me 2 motorrë me nga 200 kuaj fuqi. Skafi u braktis nga dy drejtuesit e tij, që dyshohet se janë shqiptarë.

Ata e lanë skafin në breg pas disa orë ndjekjeje nga motovedetat e Guardia Di Financës. Lënda narkotike ishte e ndarë në 57 pako të mëdha secila. Policia dyshon se ajo ishte destinuar për t’u trafikuar në Veri të Italisë.

Përllogaritet që ajo do të sillte 22 milionë euro fitim për grupet e narkotrafikut. Policia italiane po vijon hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikantëve dhe po bashkëpunon edhe me autoritetet Shqiptare.

/Tv Klan