Arjena Duçi është një fashion blogere e diplomuar si teknike laboratori por e bindur që nuk do ta ushtrojë kurrë profesionin e saj. Pasionin për modën e ka pasur që herët dhe e ka konkretizuar me një blog që sot ka arritur në 12 mijë ndjekës.

“Vendosa të hap blogun që ishte një dëshirë e madhe e imja. Kam 4 vite që e kam hapur. Në fillim filloi si blog për modën dhe poezinë që është edhe një tjetër pasion i imi. Pastaj pash që fakteqësisht këtu në Shqipëri interesi që kanë të rinjtë për poezinë është i ulët por pastaj vendosa që mos i ndaja më në blogun tim”.

Arjena punon fort çdo ditë që blogun e saj ta kthejë në një profesion të mirëfilltë dhe shpreson shumë se edhe në vendin tonë ai do të konsiderohet si një punë e vërtetë. Por kush më mirë se një blogere do mund të  tregojë tendencat e fundit Pranverë – Verë?

“Ky vit do të jetë plot ngjyra. Kostumet me ngjyra, janë shumë në modë sidomos me ngjyra si e verdha, bluja. Trendi i viteve ’90 , ato ngjyrat pastel , ato stampat në bluzat, mom jeans, pantallonat me shtrat të lartë dhe ngjyrat si ato color-bllok si bluja me rozë pra ngjyra të fuqishme rikthehen”.

Përsa i përket aksesorëve, këtë vit janë në modë karficat me perlë si dhe çantat ose  shumë të mëdha ose shumë të vogla. Arjena ka menduar t’i sjellë ato me ngjyra të forta, për ata që guxojnë me veshjet. Duke rrëfyer fillesat dhe rrugëtimin e saj si blogere për të gjithë të rinjtë Arjena ka vetëm një mesazh: “

Ndiqni ëndrrat tuaja  pavarësisht se ku jetoni, pavarësisht se sa vjeç jeni, në qoftë se e doni një gjë i gjeni mundësitë dhe e realizoni. Gjithmonë luftoni që të arrini atë që doni”.

Klan Plus