Blogerja e modës, Angelina Kotorri, ka treguar sot se ka lënë shkollën për një 1 vit dhe i është përkushtuar Instagramit dhe blogut të saj.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, blogerja u shpreh se vendimin e ka marrë dhe me përkrahjen e familjes.

Vendimi im ishte që të lija masterin një vit stazh do të vazhdoja bolgut tim, që ka rezultuar një zgjedhje shumë e mirë, të paktën për mua dhe për blogun tim. Sigurisht dhe me përkrahjen e familjes, e kuptuan që të lija shkollën për një vit dhe t;i përkushtohesha Instagramit dhe blogut”, shprehet ajo.

Blogerja shton se marrjen e vendimit nuk e kishte menduar gjatë, por thotë se tashmë është e bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Ndoshta mund të ishte shumë fluturimthi, thjesht unë e mendova direkt dhe ua thash prindërve se si u dukej atyre që të lija shkollën për një vit stazh. Ata e pranuan, pas opinionit dhe arsyeve që u  thash dhe argumenteve dhe ishte një “Po” e tyre”, thotë Kotorri.

Ndërkohë pedagogia e ekonomisë Suzana Guxholli e mbështeti blogeren dhe shtoi se ajo ka marrë një vendim të mirë./tvklan.al