Padyshim që e gjithë ekonomia globale, në shumicën e sektorëve të saj ka ndaluar në këtë moment, për shkak të përhapjes së virusit dhe një prej tyre është padyshim turizmi dhe udhëtimet. Mbyllja e kufinjve me disa nga vendet e prekura nga korovirusi ka sjellë ngadalësim jo vetëm të turizmit, por gjithashtu edhe të shumë punëve të lëna përgjysmë jashtë vendit.

E ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan ishte një udhëtare profesioniste Teuta Borova. Ajo shprehet se qëndrimin në shtëpi po e përjeton shumë mirë, sepse për shkak të udhëtimeve të vazhdueshme i ka munguar shtëpia.

Teuta Borova: Të jem e sinqertë po e përjetoj shumë mirë, se mua më mungon shtëpia dhe për mua të qëndroj në shtëpi është luks. Unë e kam kaluar atë testin, kam të paktën një muaj që e kam bërë atë testin, vij nga një vend i ngrohtë.

Më tej, Teuta shton se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të rrinë brenda në shtëpi.

Teuta Borova: Siç po shikoj lajmet tani, nuk kam parë ndonjëherë në jetën time, është vërtet diçka alerte. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, edhe sikur ne vetë të na lënë të lirë të lëvizim, ne duhet të rrimë brenda në shtëpi. Është ilaçi më i mirë./tvklan.al