Blue – Arta Dade, gruaja e parë në historinë shqiptare në detyrën e ministres (14 Nëntor 2004)




Blue – Arta Dade, gruaja e parë në historinë shqiptare në detyrën e ministres (14 Nëntor 2004)

15:10 14/11/2004

Arta Dade, gruaja e parë në historinë e Shqipërisë që ka mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme vjen në një intervistë ndryshe në “Blue”. Rrëfimin e jetës së saj e nisi nga fëmijëria dhe marrëdhënia e veçantë me prindërit. “Prindërit e mi nuk i kam parë kurrë si prindër. Ndoshta nga atmosfera që ata krijonin apo dhe fakti i moshës që ishin shumë të rinj më ka bërë që ti shoh gjithmonë si një motër apo vëlla më të madh ose ndoshta edhe si shokë.”

Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës në gjuhën angleze ku dhe jep kontributin e saj si pedagoge. Në vitin 1991 ajo bëhet anëtare e Partisë Socaliste të Shqipërisë dhe ka mbajtur shumë poste të larta ekonomike. “Nuk e kam menduar që do të drejtoja institucione të larta. Në Partinë Socialiste u anëtarësova për të dhënë kontributin tim në shoqëri dhe e mora si një angazhim qytetar.”/tvklan.al











Të ngjashme