I ftuar në “Blue”, regjisori i njohur Edmond Budina. Edhe pse vite që jeton larg Shqipërisë, ai di të rikthehet dhe ti dhurojë publikut kryeveprat e tij artistike. “Është e vështirë të harrosh vendin tënd, gati e pamundur.” Fëmjërinë e tij, nga ku nis dhe biseda e gjatë e studio, e kujton si periudhë të zhurmshme, të rrethuar nga shumë njerëz dhe me një lidhje të fortë e tepër të ngushtë me miqtë e të afërmit e tij. Kujtimet i lidh fort me “Shallvaret” lagjia ku u rrit dhe impakti i parë që kinematografia la tek ai. Ndodhi pikërisht tek Parku Rinia, në premierën e një filmi në kinema verore.

Ka bashkëpunuar me radion, televizionin, gazeta e revista, si autor dramatizimesh dhe artikujsh. Jetesa në Itali i dha suksese të tjera ku në detyrën e ndihmës regjisorit arriti të krijojë vepra të mëdha që u vlerësuan dhe me çmime./tvklan.al