Aktori dhe Artisti i Merituar Guljem Radoja do të rrëfejë për “Blue” pjesëza kujtimesh nga fëmijëria dhe jeta e tij. Ai ka lindur në Shkodër, por pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në kryeqytet, në Tiranë. Më vonë ka nisur studimet për aktor në Akademinë e Arteve ku në atë kohë quhej shkolla e lartë “Aleksandër Moisiu”. “I vogël endërroja të bëhesha muzikant, mirëpo im atë, duke qenë se ka mbaruar shkollën amerikane të Fultz, donte të bëhesha inxhinier. Unë nuk doja, devijova dhe konkurrova për aktor.”

Në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit, por për të ka qenë periudha më e hidhur.“Kisha mbaruar studimet dhe duke qenë student i mirë, nisa punë fill pas fakultetit. Por, më vonë filloi lufta e vërtetë, lufta e klasave. Pse unë isha martuar me vajzën e armikut të popullit dhe më dërguan në Librazhd. Pra ishte si një dënim”.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role.Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”./tvklan.al