Mjeshtri i Madh, Artisti i Merituar dhe Profesori Mevlan Shanaj ishte i ftuar të rrëfente jetën e tij në “Blue”. I lindur dhe i rritur në Patos kujtimet e tij më të mira i lidh pikërisht me këtë qytezë. Ai ka mbaruar studimet në Politeknikun Mjekësor. “Kjo zgjedhje vjen pikërisht nga nëna ime. Duke qenë fëmija i fundit në familje dhe pa baba sepse ai më la në një moshë shumë të vogël, që dëshira e nënës që unë të shkoja për mjekësi.Ndoshta dhe natyra ime sepse kam qenë fëmijë i mbarë.”

Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Devijoi nga profesioni i mjekut dhe sipas tij kjo gjë e mërziti pak nënën. “Ishte filmi i parë “I teti në bronx”, film emocional dhe nëna ishte në sallë kur u dha premiera. Aty u prek dhe më dha uratën. Më tha që paske bërë mirë që ke zgjedhur këtë profesion. Ndoshta urata e saj më ka sjellë fat deri më tani.”/tvklan.al