Nëse sot ndiheni melankolikë apo me humor jo të mirë, mos u shqetësoni, është e hëna e tretë e Janarit që e frymëzon këtë gjendje dhe ndaj ka marrë edhe titullin si dita më e trishtuar e vitit.

Dhe nuk kishte si të mos ishte në dimër, të cilin psikologët e konsiderojnë stinë depresive. Por arsye tjetër janë edhe festat e fundvitit të cilat sa vjen dhe kthehen në kujtime, ditët e zymta, i ftohti, mëngjeset pa motivacion, dhe shqetësimi i objektivave që i kemi vënë vetës për të arritur gjatë këtij viti.

Për fat të mirë, në 2019 e ashtuquajtura “Blue Monady” ose e hëna e trishtë koniçidon me ditën botërore të përqafimit që celebrohet më 21 Janar.

Kështu që nuk na ngelet gjë tjetër, por të luftojmë trishtimin ose të ngushëllojmë veten me një përqafim të ngrohtë, pa lënë pas dore sportin, dietën e pasur me pasur me vitamina dhe proteina, dhe një dalje me miqtë.

Tv Klan