Regjisori i famshëm shqiptar Spartak Pecani ishte i ftuar të rrëfente mbi jeten e tij në emisionin “Blue”. “Është shumë e vështirë të flasësh për veten sepse në momentin që flet për veten nuk mund të lavdërosh”– u shpreh ai. Ai ka lindur në Tiranë dhe studimet e kinematografisë i ka ndjekur në Bukuresht, por për shkak të marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve u detyrua që t’i mbaronte në Institutin e Arteve në Tiranë.

Filmat më të njohur shqiptarë mbajnë regjinë e tij. Ndër aktorët më të mirë sipas tij dhe më bashkëpunues përmend Matilda Makoçin dhe Ndriçim Xhepën që emocionet nuk i kanë të jashtme, por të brendshme dhe të natyrshme./tvklan.al