Valbono Çoba, një modele me famë ndëkombëtare, por tashmë dhe një aktore e afirmuar. Konkursi i famshëm i bukurisë “Miss Albania ‘91” është shënuar në histori dhe do të mbahet mend gjatë sidomos nga brezi i rinisë së atyre viteve. Valbona Çoba mori çmimin Miss Fotozhenia ’91 dhe në Europë u cilësua si një bukuri e rrallë mesdhetare.

“Nuk e di nëse dëshira për t’u bërë artiste ishte e imja apo e mamasë sime”.Kështu e nisi rrëfimin e saj modelja kur dhe tregoi se talentin për artin dhe për aktrimin e kishte të trashëguar nga e ëma e saj, po ashtu aktore e njohur. Karriera e saj si modele nuk u mjaftua vetëm në Shqipëri, por dhe në Greqi ku ajo u bë imazh i kompanive dhe sfilatave të ndryshme./tvklan.al