E ftuara e mbrëmjes “Blue” ishte Zana Çela. Të githë e kujtojmë si këngëtare, moderatore të shumë spektakleve të suksesshme, ndërsa së fundmi drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit. Nuk ka folur kurrë për veten sepse mënyra si ka dashur të prezantohej me publikun ka qenë pikërisht nëpërmjet punës së saj. Fëmijërinë e kujton duke kënduar, në skenat e festivaleve. Jetesa prej vitesh në Shkodër e afroi me skenën, me këngën dhe me publikun. “Dukesha se isha një fëmijë me iniciativë duke qenë se nuk më zgjodhi dikush, por shkova vetë me dëshirë.”

Pas përfundimit të liceut ajo iu dedikua plotësisht karrierës duke i lënë paksa mënjanë përfomancat në skenë. Producente e mjaft spektakleve dhe veprave, Zana Çela do të mbahet mend për risitë që solli në TOB. Krahas karrierës foli dhe për njohjen me bashkëshortin që sipas saj, në ambjentet e zyrës ku ata të dy u njohën, ishte dashuri me shikim të parë./tvklan.al