Për Ben Blushin, Kryeministri Edi Rama nuk kishte të drejtë të fliste kundër kandidatit republikan, Donald Trump, në emër të Shqipërisë. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Blushi tha se Rama, si një amator profesionist mund të rreshtohej me këdo të donte, por si Kryeministër i Shqipërisë nuk e kishte këtë të drejtë.

Për Blushin ky rreshtim nuk është i rastësishëm. Sipas tij Rama ka hyrë i sponorizuar në një fushatë ku kryeministri i Shqipërisë nuk ka dhe nuk duhet të kishte asnjë punë.

“Erdhi sot pra Edi Rama dhe u mburr se fjalët që ka thënë për njeriun që u zgjodh president i SHBA, janë të duhura, që duhet besuar se ka patur të drejtë. Çështja sot është pse vendosi Rama jo të rreshtohet vetë për zgjedhjet në SHBA, por përse e bëri si Kryeministër, në krah të një kandidati që për arsye të tij humbi. Pse është kryeminsitri i Shqipërisë kaq mëndjelehtë, kaq kokëbosh? Unë jam i bindur që nuk e ç

oi as mëndjelehtësia, as budallallëku. Dhe në fakt si një amator profesionist, mund të rreshtohet me këdo, si kryeministër nuk e kishte këtë të drejtë. Megjithatë e bëri, por nuk bëri vetëm kaq, por shumë më shumë. Ajo që bëri nuk ishte një zgjedhje, ai ofendoi dhe fyu një kandidat ç’ka as Clinton nuk  e bëri, se kushdo të ishte në vend të tij nuk do e bënte. Për shkak se ky debat u hap pa shkak, kam parë deklaratat e këtyre ditëve të personaliteteve të tjera në botë dhe kam vënë re se asnjë nuk ka folur si Rama. Ka njerëz që nuk janë dakord dhe s’mund të jenë dakord me retorikën e Trump dhe kjo është normale, por askush nuk e ka fyer. Dhe nëse ky tha se me fitoren e Trump marrëdhëniet e shqiptarëve rrezikohen, pyetja që kam unë është kush e kërcënon Shqipërinë sot? Ai që u zgjodh nga populli i vet apo ky? Dhe se ka bërë për shkak të bindjes e ka bërë i sponsorizuar. Ka hyrë i sponsorizuar në një fushatë.

Paska qenë kundër Trump kundër Kosovës e emigrantëve. Po pse ca është ky imam? Imami i rilindjes që ka marrë përsipër të mbrojë Kosovën e myslimanët? Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbrojtësit më të mëdhenj të demokracisë në botë. Pse merret me qira Kryeministri i Shqipërisë. Si ka mundësi që përdoret kaq lehtë nga interest e ambiciet jashtë Shqipërie, është e përsëritur. Pse përdoret dhe merret me qira? Si ka mundësi që nuk ka respekt për këtë vend?

Sa çmim të lirë ka Kryeministri i Shqipërisë e thanë zgjedhjet në Amerikë. Sot duartrokitët kur ai tha se Donald Trump është fatkeqësi për SHBA. Nuk ka asnjë parim, por vetëm interes dhe i vetmi interes që ky ka është vetëm pushteti. Ky parlament ka detyrimin t’ja zbardhë faqen Shqipërisë. Ai sot kishte detyrimin të kërkonte ndjesë ç’ka nuk e bëri, natyrisht jo Donald Trump-it, por qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Kjo është arsyeja që nuk mund të qeshni sot, por përkundrazi të ishit seriozë. T’i kërkosh Kryeministrit përgjegësi se është mendjelehtë”./tvklan.al