Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar të Partisë Socialiste për ta larguar nga radhët e saj, mospërfshirja në kryesinë e saj dhe pengesat për të mos kandiduar për kreun e kësaj force, Ben Blushi i sheh si mëse të mjaftueshme për ta parë veten si jashtë selisë rozë.

Blushi nuk pranoi të thotë nëse po punon për një parti të re, edhe pse nuk e përjashtoi këtë si mundësi, nëse shqiptarët do të duan një alternativë të re.

Pas 20 vjetësh në Partinë Socialiste, për shkak të oponencës së fortë prej afro 1 viti ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, Blushi nuk u propozua në Asamblenë e zhvilluar fundjavën e shkuar, për t’u përfshirë në kryesinë e socialistëve.

Elja Zotka/Tv Klan